Mund të duket diçka jo e zakonshme që priftërinjtë të luajnë futboll, por jo vetëm kaq. Në Shkodër, në fillim të muajit të ardhshëm do të zhvillohet edicioni i rradhës, i 16-ti i Kampionatit Europian të mini-futbollit për priftërinjtë. Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe që pritet me shumë interes në Shkodër dhe Shqipëri.

Kombëtarja e priftërinjve të Shqipërisë do të ndeshet në grupin C me Kroacinë dhe Slloveninë, ndërsa Kosova do të jetë në grupin E bashkë me Italinë, Çekinë dhe Poloninë. Këto ndeshje do të zhvillohen nga datat 5 deri me 9-shkurt në pallatin e sportit “Qzim Dervishi” në Shkodër.

Artikulli paraprak10-VJETORI I ZAMIR SHPUZËS
Artikulli tjetërRRITJA E TAKSËS PËR NDËRTUESIT EFEKTE NEGATIVE