Qindra pasagjerë janë evakuuar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Mançesterit në Angli pas raportive për një pako të dyshimtë.

Një zëdhënës i aeroportit ka konfirmuar evakuimin e pasagjerëve brenda terminalit 2, por nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pakon e dyshimtë. Sipas mediave ndërkombëtare fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË SPANJË, ARRESTOHEN 126 SHTETAS SHQIPTARË
Artikulli tjetërPARATË PËR IRANIN, DASH PËRPIQET T’I JUSTIFIKOJË