Policia spanjolle ka arrestuar 126 shqiptarë në aeroportin “El Prat” të Barcelonës.

Shqiptarët kanë synuar të përdorin këtë aeroport si pikë tranziti që të mund të shkonin në Angli dhe Irlandë.  Të arrestuarit ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara italiane dhe greke. Sipas raportimit të mediave spanjolle emigrantët shqiptarë kanë rënë viktimë e dy rrjeteve kriminale të trafikimit të paligjshëm. Sipas informacioneve grupet i kishin dërguar dokumentet false nga Irlanda përmes kompanive ndërlidhëse ose për lehtësi nga shqiptarë që jetonin në Milano. Hetimet për këto rrjete kriminale kanë nisur muajin e kaluar. Shqiptarët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre dhe më pas do përdornin ato greke e italiane që kanë akses në Britaninë e Madhe.   Në mesin e dokumenteve të sekuestruara janë 172 të tilla me identitet të falsifikuar italian dhe grek. Kryesisht bëhet fjalë për karta identiteti por nuk mungojnë edhe pasaporta, patenta apo karta shëndetësore.   Mediat spanjolle raportojnë se vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit më shumë se 800 persona janë arrestuar ndërkohë që kanë tentuar të kalojnë përmes aeroporteve të këtij vendi me dokumente false

Artikulli paraprakE.LEAGUE, PARTIZANI ZHGËNJEN NË RUSI, KRASNODAR FITON 4-0
Artikulli tjetërEVAKUOHET AEROPORTI I MANÇESTERIT, RAPORTIME PËR NJË PAKO TË DYSHIMTË