Aktiviteti përmbyllës në javën “Për Familjen” kishte në fokus promovimin e shërbimit të Kujdestarisë familjare. Ky shërbim ofron më shumë mundësi për mirërritje, zhvillim fizik, emocional dhe edukim për fëmijët pa kujdes prindëror si edhe mbron të drejtën themelore të fëmijëve për tu rritur në një ambjent të sigurtë dhe familjar.

Rreth 150 të rinj me biçikleta të markuara me logon e mesazhe për shërbimin e kujdestarisë familjare, bashkoi për këtë kauzë përfaqësues të shoqërisë civile, nga gjimnazi “28 Nëntori”, nga shkolla “Peter Mahringer, të rinj të qëndrës rinore Arka si edhe punonjës të Bashkisë të cilët pedaluam në rrugët kryesore të qytetit për të promovuar e për të treguar mbështetjen për këtë kauzë.

Artikulli paraprakHISTORIKE, VLLAZNIA B NË KATEGORINË E PARË
Artikulli tjetër“COLOURS OF ALBANIA” NË MUZEUN MARUBI