Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën norvegjeze në Kosovë dhe me mbështetjen e British Council në Tiranë organizuan aktivitetin lançues të konkursit fotografik #ColoursofAlbania – Ngjyrat e Shqipërisë 2017.

Këtë vit, MPJ zgjodhi shtëpinë e fotografisë, Muzeun Kombëtar i Fotografisë Marubi, pasi nuk do të kishte kuptim në këto tre vite të kësaj nisme, të mos bashkonim historinë e fotografisë me të ardhmen e saj. Ambasadori norvegjez ne Shqipëri dhe Kosovë, Per Strand Sjaastad  nënvizoi faktin se mbështetja që Qeveria norvegjeze i bën këtij projekti në Kosovë dhe Shqipëri ka synimin që të ndihmojë në njohjen më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës në botë, duke përdorur rrjetet sociale për promovimin e vlerave më të mira dhe trashëgimisë suaj të pasur.

Per Drejtorin e Muzeut Marubi, Luçjan Bedeni, kjo nisëm shton vlerat e Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo nismë u promovua për herë të parë në vitin 2015, dhe në vijim të traditës së krijuar, këtë vit bëri pjesë publikun e huaj dhe shqiptar në konkursin fotografik në mediat sociale, duke synuar që të gjithë të luajnë rolin e tyre si “Ambasadorë të vendit tonë.

Artikulli paraprak“FAMILJA, EDUKIMI DHE MIRËQËNIA”
Artikulli tjetërVLLAZNIA B, MEHJA: DALJA NË KATEGORINË E PARË E VËSHTIRË