
Katër vite pas tërmetit, në familjen Murati në Shullaz të Kurbinit asgjë nuk ka ndryshuar.Banesa e tyre u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe 6 muaj më parë u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit, por puna ende nuk ka nisur.
Në këto kushte 5 pjestaret e kësaj familje po presin dimrin e pestë pa shtëpi.Ata jetojnë në një kontenier, ndërsa situata për ta bëhet edhe më e vështire pasi prej 7 muajsh nuk marrin as bonusin e qirase.
Përballë vështiresive që po përballen prej 4 vitesh, e zonja e shtëpisë Dëshira Murati thotë se e kanë humbur shpresen që shtëpia e tyre do të ndërtohet.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmetit i nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe rreth 2 mijë familje.Aktualisht më shumë se gjysma e tyre kanë hyrë në shtëpitë e reja, ndërsa procesi i rindërtimit vijon për shtëpite individuale dhe pallatet.