Mbi 60 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi morën pjesë në edicionin e 17-të ekspozitës “Salloni i Vjeshtës” i quajtur “Lumturi e Mundur”, organizuar nga Galeria e Arteve në Shkodër. Ky aktivitet tashmë i kthyer në traditë vjen në atmosferën e festave të nëntorit…..

Juria e përbërë nga artistët Oltsen Gripshi, Eralda Bushi dhe Kamuran Goranci përzgjodhën edhe dy çmimet fituese. Për veprën më të mirë fitues u shpall Musa Kalaveshi nga Kosova dhe artistja e re më e mirë Dea Shubleka….

Edicioni i 17-të i ekspozitës “Salloni i Vjeshtës” këtë vit u kurua nga artistët Senad Xhexhovi dhe Edmond Gjikopulli….

Përveç 60 konkuruesve në ekspozitën “Salloni i Vjeshtës” morën pjesë sit ë ftuar nderi me veprat e tyre artistët Jorgji Gjikopulli, Edi Hila dhe Ali Oseku.

Artikulli paraprakPREZANTOHET “FJALORI I GJUHËS SË NDRE MJEDËS”
Artikulli tjetërFAMILJA MURATI KATËR VITE NË KONTENIER