Në rrënojat e kullës së Prek Calit u dëgjua përsëri lahuta dhe çiftelia. Pasardhës e të afërm të prijësit të Kelmendit kërkuan nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për shembjen e kullës në Vermosh.Vrasje të dytë të Prek Calit, e kanë cilësuar rrënimin e banesës që për ta është simbol

 Anëtarët e familjes Cali thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe, por pretendojnë se nuk janë kontaktuar kurrë prej autoriteteve lokale

Pasardhësit e Prek Calit se do të ndjekin këtë çështje deri në fund me zotimin se mbi kullën e rrënuar se nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e emrit të prijësit të Kelmendit. Shembja e kullës së Prek Calit pak javë më parë solli debate dhe reagime të shumta në skenën politike dhe në mbarë opinionin publik

Artikulli paraprakMESAZHI PËR KAFET E MËSUESVE , REAGON SINDIKATA
Artikulli tjetërLIBRAT, “ËNDRRA” E FËMIJËVE ROM DHE EGJIPTIAN