FBI mbërrin në Tiranë, takim me kreun e policisë

Atasheun ligjo i FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby, kanë mburritur në Tiranë dhe kanë zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Përfaqësuesit e FBI-së janë oficerë rajonalë të kontaktit, me seli në Sofie – Bullgari , me përgjegjësi për marrëdhëniet e FBI-së me autoritetet Shqiptare dhe bëjnë vizita të rregullta koordinuese për të diskutuar çështje me interes të ndërsjelltë të zbatimit të ligjit. Duke shprehur konsideratën e lartë , Zyra Ligjore e FBI-së, kërkoi që takimin dhe prezantimin e parë ta bëjë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit. Çako falënderoi Atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin, si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA – së për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin. Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakGREQI, TRAZIRA NË KAMPIN E REFUGJATËVE
Artikulli tjetërPËRPLASET NGA MAKINA, VDES DREJTUESI I MOTORIT