Greqi, trazira në kampin e refugjatëve

Në kampin e refugjatëve në ishullin grek Lesvos, kanë nisur pasditen e të hënës trazira, që mund të përshkallëzohen. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, incidentet filluan kur një grup refugjatësh po protestonin për kushtet e këqija të mbajtjes në izolim, para kthimit mbrapa për në Turqi. Një skuadër policësh mori përsipër mbrojtjen e mjedisit ku ndodhen zyrat e shërbimeve të azilit dhe deportimit. Por ata u sulmuan me gurë dhe sende të tjera. Policia përdori lëndë kimike për të shpërndarë protestuesit. Pas kësaj ndërhyrjeje, protesta mori karakter masiv. Të paktën dy çadrave dhe dy konteinereve u ështrë vënë zjarri. Në kohën që mediat lokale transmetojnë pamje nga kampi i Morias ku duken shtëllungat e tymit, agjencia ANA-MPA raporton se grupe refugjatësh nuk lejojnë makinat zjarrfikëse që të futen brenda kampit e të tentojnë vënien nën kontroll të zjarreve. Edhe vetë zjarrfikësit janë goditur me gurë nga protestuesit, ndërsa një automjet i tyre ka pësuar dëmtime. Kampi i Morias në ishullin Lesvos është më problematiku në vend. Aty mbahen prej muajsh refugjatë në pritje të përgjigjes për dhënie azli, apo edhe të deportimit në Turqi për ata që nuk përmbushin kushtet e qëndrimit në Greqi.

Artikulli paraprakNGEL NË PROVIMIN E MATURËS, VAJZA TENTON VETËVRASJEN
Artikulli tjetërFBI MBËRRIN NË TIRANË, TAKIM ME KREUN E POLICISË