Kanë lënë lojërat dhe argëtimin e angazhimet e përditshme për të ardhur dhe pastruar mjedisin.

Këta nxënës të xhamive të myftnisë së Shkodrës kanë zgjedhur bregun e liqenit në pikën turistike të Shirokës për të dhënë kontributin e tyre duke hequr nga toka mbeturinat që hedhin zakonisht të rriturit.

Më shumë se një aksion pastrimi dalja e këtyre nxënësve të xhamive të Shkodrës është një mesazh për gjithë shoqërinë për ruajtjen dhe mbajtjen pastër të mjedisit.

Tokat është e shenjtë dhe një amanet për t’u mbrojtur, gjë e cila kërkon përkrahjen edhe të institucioneve.

Disa herë janë ndërmarrë nisma të ndryshme të shoqërisë civile, institucioneve apo grupe të rinjsh për pastrimin e bregut të liqenit të Shkodrës por sërish ndotja atje vijon të jetë e madhe.

 

Artikulli paraprakNË SHKODËR S’KA VETËM TIFOZË GJERMAN
Artikulli tjetërORGANIZOHET KUPA “MEJDAN ZHIVANI”