Paraditen e së enjtes është zhvilluar një aktivitet shumë interesant në Shkodër, pikërisht kupa “Mejdan Zhivani” në futbollin e moshave ku kanë marrë pjesë ekipe të grupmoshave U-11 dhe U-13 nga Shkodra por edhe nga Kosova.

Ky aktivitet ka përkuar me ditën e lindjes së këtij gazetari të njohur sportiv në Shkodër i cili sot duhej të kishte festuar 42 vjetorin e lindjes së tij por për fat të keq ai është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme tre vite më parë.

Organizatorët dhe pjesmarrësit në këtë turne shprehen të kënaqur që luajnë në nderë të emrit të tij dhe po ashtu, të tilla aktivitete shërbejnë edhe për rritjen e miqësisë mes fëmijëve të ekipeve të ndryshme ku synohet që organizimi i kësaj kupe të ketë vazhdimsi në mënyrë të përvitshme.

Në të tilla aktivitete padyshim që rezultatet nuk kanë asnjëherë rëndësi. Natyrisht nuk ka rëndësi as se kush është fituesi. Ajo që vlen është nderimi i figurave të ndryshme sportive dhe aktivizimi sa më shumë i fëmijëve në sport.

 

Artikulli paraprakFËMIJËT MESAZH TË RRITURVE: MOS NDOTNI
Artikulli tjetërPIKTURA TEK SHTËPIA E TË MOSHUARVE