Viti 2016 ishte një vit i vështirë për femrën. U duk sikur ishim në prag të zgjedhjes për herë të parë të një gruaje në krye të shtetit më të fuqishëm në planet. Por Hillary Clinton humbi.

Por kush është femra më e pushtetshme në botë për 2017? Kancelarja gjermane Angela Merkel mban kreun për të dytën herë radhazi, dhe 12 herë në total. Por nëse në 2016 ndiqej nga Hillary Clinton, këtë vit pas saj është një e sapoardhur në skenën politike botërore dhe bëhet fjalë për Theresa May, e cila po drejton vendin e saj përmes Brexit, një tranzicion kompleks.

Lista vazhdon më pas me Melinda Gates, bashkëshorten e Bill, e cila bashkë me të shoqin kanë shpërndarë rreth 49 miliardë dollarë në mbështetje të organizatave në 100 vende. Shihni galerinë për disa prej femrave më të pushtetshme në listën e Forbes.

Artikulli paraprakDIGJET NJË BANESË NË TOROVICË TË LEZHËS
Artikulli tjetërFSHF, SHULKU: S’KA ZGJEDHJE TË REJA, AS DËNIM PËR SKËNDEBREUN