Dhjetëra familje në lagjen “Fermentim” vuajnë si shkak I mungesës së infrastrukturës rrugore. Prej vitesh banorët e kësaj zone kanë kërkuar që bashkia Shkodër të hartojë planin për asfaltimin e rrugës, por prej 25 vitesh ende nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve në këtë zonë.

Banorët ankohen edhe për mungesë të energjisë elektrike. Gjatë natës lëvizja në këtë zonë bëhet e vështirë për shkak të errësirës.

Pavarësisht se banorët janë taksapagues të rregullt, atyre u mohohen shërimet bazë nga bashkia Shkdoër duke I lënë të jetojnë prej vitesh në kushet aspak normale.

Artikulli paraprakLAS FESTIVAL, SPAHIA: MUNDËSI PROMOVIMI PËR VELIPOJËN
Artikulli tjetërLEHTËSOHET TRAFIKU NË QYTET