Pas 30 ditësh agjerim të muajit të Ramazanit, Besimtaret Mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fiter Bajramit.Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar ju bashkuan qindra besimtar.

Teksa foli për rëndësinë e Fiter Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.

Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, besimtaret mysliman të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste e cila vijon me dreken në familje dhe me vizita tek njëri tjetri.

Artikulli paraprakBAJRAMI, SYTARI: MOS U BËNI KOKË GJARPRI QË VRET
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT MBLEDHJE ME KRYEBASHKIAKËT