Festa e liqenit të Shkodrës bëri që pika turistike e Shirokës të kthehej në qendrën e aktiviteteve kulturore dhe sportive. Aurora Piroviq një nga organizatoret e këtyre aktiviteteve shprehet se kjo festë përveç se ka si qëllim promovimin e kësaj vlere natyrore gjithashtu ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen dhe kujdesin ndaj liqenit.

Në panairin e artizanëve fëmijët e shkollave të ndryshme sollën disa punimet. Një nga më të veçanta ishte ai i nxënsit të medreses “Haxhi Sheh Shamia”, 9 vjeçarit Reihan Boksi i cili solli qytetin e Shkodrës të realizuar në miniaturë.

Blerta Troshani mësuesja e Reihanit tregon se punimi i 9 vjeçarit vitin e kaluar është vlerësuar në rang ndërkombëtar.

Edhe gjatë ditës së shtunë në zonën turistike të Shirokës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të tjera promovuese.

 

Artikulli paraprak“HAPJA E NEGOCIATAVE, PUNË DITËSH”! KOMISIONERI VARHELYI JEP LAJMIN E MIRË: NUK DO TË PRESIM MË!
Artikulli tjetërSHLLAK, FERMERI: TRAFIKANTËT E DROGËS MË HELMUAN KALIN