Ky është Nikolin Shqau një fermer në njësinë Shllak të bashkisë Vau Dejës i cili pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar kalin me të cilin lëvizte në mal pak ditë më parë. Fermeri thotë se doli në disa zona të thella me kalin e tij dhe ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën dhe që pretendon se i kanë helmuar kalin.

Fermeri thotë se ndjehet i kërcënuar nga kjo ngjarje që i ka ndodhur por ai thotë se nuk do ta lërë Shllakun duke lënë të kuptohet se mund të shkojë deri në vetëgjyqësi ndaj trafikantëve ndërsa thotë se kultivimi i drogës është shqetësues.

Shqau pretendon se një deputet ka interesa që zona e Shllakut të mos zhvillohet sa i përket turizmit edhe pse ka potenciale të mëdha dhe se sipas këtij fermeri deputeti emrin e të cilit nuk e bën të ditur ka ndërhyrë për të mbrojtur parcelat e drogës.

Rruga nga Shkodra drejt njësisë Shllak e cila është e amortizuar por edhe mungesa e energjisë elektrike sipas fermerit janë një shqetësim kryesor.

Fermeri tregon se cilat janë disa prej kërkesave të tij.Nikolin Shqau pak vite më parë la Amerikën bashkë me familjen e tij dhe erdhi në Shkodër duke hapur disa biznese.

Prej dy vitesh ka vendosur që të shkojë në zonën malore të Shllakut në Vau Dejës nga ka prejardhjen duke u munduar që të ndërtojë një bujtinë dhe një fermë kafshësh me qëllim për ta zhvilluar atë njësi sa i përket turizmit duke qenë se deri më tani është lënë në harresë.

 

Artikulli paraprakFESTA E LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHIROKË, FËMIJËT MËSOJNË SI TË PESHKOJNË