Festa e Luleve në Shkodër ka vijuar për dy ditë me radhë me një sërë aktivitetesh.

Përmbyllja ka ardhur me koncertin nga grupi italian “trio Jazz Franko Bramato” i organizuar në qendër të qytetit. Grupi italian i Jazz-it performoi disa prej pjesëve më të bukura duke marrë pëlqimin dhe duartrokitjet e adhuruesve të kësaj muzike që në Shkodër nuk janë të paktë. Në sheshin përpara Kafes së Madhe fillimisht ka patur një koncert me pjesëmarrjen e solistëve të rinj e më pas janë shpallur fituesit e konkurseve për t’i përmbyllur me koncertin nga grupi italian “Trio Jazz Franko Bramato”, dy ditët e organizuara nga bashkia Shkodër për ditën e luleve, aktivitetin që hyri në vitin e 10-të duke u kthyer tashmë në një traditë të bukur.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI NGA ELJAN TANINI I TITULLUAR “PA PIKË”
Artikulli tjetërNIKA: POSTA MUNDËSON SHPËRNDARJEN ONLINE TË PENSIONEVE