Festa e flamurit ka bërë bashkë presidentin Meta dhe kryeministrin Rama në Vlorë.

Ata së bashku me kryeparlamentarin Ruçi kanë bërë nderime dhe kanë vënë kurora me lule.

Por edhe në këtë ditë nuk janë shmangur tensionet politike ku presidenti Meta zgjodhi pas ceremonisë të largohet nga drejtimi i kundërt me kryeministrin.

Po ashtu i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë Vlorës, Dritan Leli.

Rama në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se i uron festën Hashim Thaçit dhe gjithë luftëtarve të tjerë të UÇK-së që nuk janë në Shqipëri.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E SHBA: JETË TË GJATË SHQIPËRISË SË PAVARUR
Artikulli tjetërKRYEMADHI NGA VLORA FTON SHQIPTARËT KUDO TË MBLIDHEN SI NË 1912 PËR TË LUFTUAR EVAZIONIN E SË KEQES