Besimtarët e krishterë në Shkodër kanë kremtuar festën e Zojës së Shkodrës. Kjo ditë e shënuar ka bërë bashkë dhjetra besimtarë katolikë , të cilët i janë drejtuar katedrales për të kërkuar mbrojtjen dhe bekimin e Zojës së Shkodrës.

Gjatë predikimit të tij, famullitari dom Mikel Pllumaj nuk u ndal vetëm te rëndësia shpirtërore e kësaj feste, por preku edhe realitetin aktual ku po kalon shoqëria jonë.

Dom Mikel Pllumaj përcolli mesazhe paqjeje, tolerance dhe shprese, duke bërë thirrje për bashkim në këto kohë të trazuara.

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për qytetin e Shkodrës, një simbol i qëndresës, besimit dhe traditës shekullore që transmetohet brez pas brezi.

https://youtu.be/J31DmwRlwSE

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË HËNË
Artikulli tjetërREÇ, GËSHTENJA EKONOMIA BAZË PËR 120 FAMILJE