
Grerëza e gështenjës prej vitesh ka shkaktuar dëme të mëdha në masivet e gështenjës në veriun të vendit e veçanërisht në zonën e Malësisë së Madhe. Prej 6 vitesh Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion për luftimin e saj në mënyrë biologjike ndersa duket se situata ka njohur përmirësim gjatë këtij viti.
Gështenja mban ekonominë e rreth 120 familjeve në Reç, në vite me prodhim të mire, ky masiv prodhon nga 400 deri në 600 tonë gështenja , ku një pjesë e madhe shkon për eksport drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Masivi gështenjave në Reç është një nga pasuritë më të mëdha natyrore dhe ekonomike të zonës së Malësisë së Madhe. Ky masiv pyjorë shtrihet prej rreth 500 ha dhe është i njohur për cilësinë e lartë të gështenjave dhe rëndësiën e tij në fushën e turizmit.
https://youtu.be/G7_ZfRX3LvI


