E kthyer tashmë në një traditë në Shkodër ka nisur procesioni për Festën e Zojës, Pajtoren e Qytetit.

Qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në procesionin që nisi nga katedralja “Shën Shtjefni” për të vijuar në rrugët kryesore dhe për të përfunduar sërish në katedrale.

Gjatë procesionit besimtarët i kanë kushtuar lutje dhe këngë Pajtores së Qytetit. Në meshën e shenjtë pas procesionit dom Vlash Palaj dha një mesazh për besimtarët.

Gjatë predikimit në meshën e shenjtë famullitari i Shkodrës iu drejtua me një mesazh edhe familjeve të qytetit dhe mbarë besimtarëve.

Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin Fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenecano të Italisë.

Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

Artikulli paraprakHAJMEL:BANORËT PËRBALLEN ME MBIFATURIME NGA OSHEE
Artikulli tjetërSHOQATA ATDHETARE “DUKAGJINI” KUNDËR GJAKMARRJES