Festat e Fundvitit,Kisha Katolike refuzon të ftojë politikanët Jo pritje për zyrtarët, por për të varfërit

TIRANË-Një drekë për të varfrit dhe jo një pritje me salltanete për politikanët. Në kuadër të festave të fundvitit, Arkidioqeza Tiranë-Durrës, ka vendosur që për Krishtlindjet e këtij viti ndryshe nga vitet e kaluara ku organizoheshin pritje për zyrtarë, pushtetarë e politikanë, këtë vit për herë të parë do të presë në një drekë të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës. ”Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit. Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.”, shkruhet në njoftimin e Arkidioqezës së Tiranë-Durrësit. Njoftimi “Festat e fundvitit janë gjithmone një motiv gëzimi për ne të gjithë. Për ne të krishterët, Krishtlindja është festa në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës njerëzore mebrishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, porveçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës. Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim. Së dyti duam t’ju lajmërojmë se, meshët kryesore, për kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, të udhëhequra nga Arqipeshkëvi i Tiranë Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., do tëjenë: Mesha e Natës me datë 24 dhjetor në orën 24.00. Mesha e Ditës së Krishtlindjes do të jetë në orën 11.00. Gjithashtu ju njoftojmë se Arqipeshkëvi do të japë mesazhin e tij të urimit të Krishtlindjes për mediat në ambientet e zyrës së tij me datë 23 dhjetor 2016 ora 10.00 dhe pas mesazhit do të jetë edhe një moment urimi koktejl me operatorët e mediave”.

Artikulli paraprakBLUSHI: VANGJUSH DAKO I DURRËSIT BËRI SEKSERIN PËR LULZIM BERISHËN
Artikulli tjetërVITI 2016, REKORD 30-VJEÇAR I NUMRIT TË GAZETARËVE TË ARRESTUAR