Ne masa te rrepta sigurie, femijet e ngujuar nga plaga e gjakmarrjes kane qene pjese e nje atmosfere festive te organizuar enkas per to.I pranishem ishte ministri i jashtem Ditmir Bushati si dhe drejtori i pergjithshem i OSHEE Ardian Cela.

Mesuesja Liljana Luani e cila e ka shnderruar ne mision jete perkujdesjen ndaj ketyre femijeve tha se vetem vetingu do çrrenjose fenomenin e gjakmarrjes .OSHEE prej 3 vitesh ka punesuar gra te cilat vijne nga familje me problematiken ee gjakmarrjes si dhe ka mundesuar studimin e plote te ketij fenomeni per gjithe Shqiperine.

Ministri Bushati tha se gjakmarrja i ka rrenjet e thella e megjithate te gjithe bashke mund ta luftojme. Ne qarkun e Shkodres ka me dhjetra femije te cilet jane te privuar nga liria per shkak te frikes se mos vriten nga hasmi. Pavaresisht vemendjes qe i eshte kushtuar luftes ndaj ketij fenomeni, problematika eshte akoma prezente dhe keto femije jane deshmia e gjalle e kesaj.

Artikulli paraprak“FREDERIK TATA”, RADOVANI NUK ZHVILLON GJYQIN
Artikulli tjetërTRUPI I PAJETË I FLORENC BEQIRAJT MBËRRIN NË SHQIPËRI