Paraditen e së enjtes ishte parashikuar të mbahej seanca e radhës për gjyqin e Frederik Tatës, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

I arrestuar që në datën 18 nëntor në qytetin e Shkodrës, seanca e sotme është shtyrë sërish pasi gjyqtarja Izabela Radovani nuk e ka zhvilluar seancën e paralajmëruar. Gjyqtarja Radonavani ka kërkuar edhe dorëheqjen përfundimtare nga kjo çështje, megjithatë kjo nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Shkodrës.

Seanca e ditës së sotme nuk ka zgjatur më shumë se pesë minuta dhe nuk kanë munguar edhe tensionet. I pandehuri Frederik Tata, i portretizuar nga mediat tashmë si Dan Bilzerian i Shkodrës ka lëshuar akuza sërish në drejtim të gjyqtares Radovani, njësoj si në seancën e kaluar. “Pse je sot këtu, unë nuk bëj gjyq me ju, jeni e korruptuar!”, mësohet është shprehur sot në Gjykatën e Shkodrës Tata.

Ndërkohë, pas pezullimit që iu bë pak kohë më parë lokalit ku ai dyshohej se kishte kryer aktivitetin e prostitucionit, Prokuroria ka hequr sekuestron edhe pas kërkesës që u bë nga i vëllai, duke qenë pronë e përbashkët.

Artikulli paraprakSHPËRBLIME DHE DHURATA PËR FAMILJET DHE FËMIJËT E POLICËVE TË RËNË NË KRYE TË DETYRËS
Artikulli tjetërFESTË PËR FEMIJËT E NGUJUAR