Teatri “Migjeni” u vlerësua me tre çmime në festivalin e teatrove “Moisiu” duke arritur që të triumfojë përballë teatrit kombëtar të Shqipërisë, Prishtinës dhe Shkupit si dhe teatrove të tjerë vendor. Ish drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, njëkohësh aktore në këtë shfaqje dhe drejtori i ri Arjan Çuliqi thonë se është hera e parë që Shkodra nderohet me këto tre çmime. Shfaqja “Vizita do të rivihet në skenën e teatrit “Migjeni” me dy dhe tre dhjetor.

Aktorët që janë pjesë e shfaqjes “Vizita” tregojnë emocionet për këtë sukses të arritur në festivalin “Moisiu” duke sjellë në Shkodër tre prej çmimeve kryesore.

Shfaqja “Vizita” erdhi në skenën e teatrit “Migjeni” nga regjisori i njohur italian Davide Iodice dhe flet për një të huaj që vjen në një fshat dhe që nga një pjesë e banorëve nuk pritet mirë duke dhënë mesazhe të forta edhe për ditët që jetojmë edhe pse është shkruar nga George Ëells pothuajse 130 vite më parë.

Artikulli paraprakVRASJA E NIKULAJ, DORËZOHET CELULARI I AUTORIT
Artikulli tjetërLAZËR MATIJA: NGJARJA ËSHTË SKENAR NGA TIRANA!