N. D. vjeç 42, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e lëndëve Gjuhë Letersi në shkollen « Gjon Ndoci » Bushat bashkia Vau Dejes.

Proçedimi Penal ndaj saj filloj pasi në portalin online, si dhe në gazeten Dita të datës 16.10.2015, ku jepen pamje filmike, si dhe një artikull, ku kjo shtetase, ka goditur me shuplakë nxënësin e klasës së shtatë E. U. 13 vjeç, banues në Bushat, bashkija Vau Dejes, (ngjarje e ndodhur në vitin 2014). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprën penale « Keqtrajtimi i të miturit » parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.