Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” ka organizuar këtë të shtunë një koncert të shkurtër me harqe, të përgatitur nga nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Sipas drejtorit Anton Kaftalli, ky koncert është pjesë e organizimeve të kthyer tashmë në traditë nga shkolla dhe të diskutuara edhe me prindërit. Ky koncert i parë ka ardhur të shtunën për arsye se të premten kanë qenë të angazhuar me koncertin “Luleborë” në Teatrin “Migjeni”.

Gjithsesi, në vazhdim koncertet do të vijnë çdo të premte deri në fund të majit. Gjatë këtij koncerti të sotëm kanë performuar shtatë studentë të talentuar pjesë në shqip dhe të huaja, të cilët kanë suksese edhe në konkurse të ndryshme kombëtare.

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” është një ndër shkollat më të mira, e cila prej vitesh nxjerr talente të mëdha në muzikë. Në konkurse dhe organizime të ndryshme edhe në rang kombëtar, nxënësit e kësaj shkollë korrin fitore të njëpasnjëshme.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, “RRËFEN” KONFLIKTIN ME POLICINË
Artikulli tjetërPD PËRBALLË LUFTËS NDAJ KRIMIT