
Në bashkinë Shkodër kanë nisur regjistrimet për nxënësit e klasave të para. Ky process do të kryhet online përmes E – Albania ku janë të përfshira të gjitha shkollat e qytetit. Drejtori I komanduar I Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Anton Deda apelon prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda afateve.
Ndryshe nga një vit më parë, regjistrimi online I nxënësve do të kryhet në të gjitha shkollat që mbulon ZVA Shkodër.
Procesi I regjistrimit të nxënësve në klasat e para ka filluar me 15 qershor dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji.