Pas protestës që zhvilluan fermerët e bashkisë Vau Dejës për përjashtimin nga skema e subvencionimit me naftë, ka reaguar kryetari i bashkisë Mark Babani. Kryebashkiaku e cilëson protestën totalisht të drejtë dhe jo politike nga ana e fermerëve pasi kusht për t’u bërë pjesë e skemës së Ministrisë së Bujqësisë është regjistrimi i pronës së tyre.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës thotë se ka biseduar me drejtues të Hipotekës për zgjidhjen e këtij problemi por procesi i regjistrimit të pronave vijon të jetë i ngadaltë.

Disa nga fermerët janë shpallur fitues të skemës së subvencionit nga Ministria e Bujqësisë në fazën e parë, por më pas nuk kanë përfituar naftën falas për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit. Fermerët u shprehën se do të organizojnë sërish protesta nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.

 

Artikulli paraprakFILLOJNË REGJISTRIMET PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË PARA
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET PËLLUMB PËLLUMBI, “HISTORIANËT TË POLITIZUAR”