Në lagjen “Liria” kanë filluar punimet për shtrimin e asfaltit.
Një investim i qeverisë, i cili bën të mundur sheshimin e gropave të krijuara ndër vite. Megjithatë, banorët protestojnë, kërkojnë vendosjen e bumeve për shkak të rrezikut nga shpejtësia e automjeteve.
Përfaqësues të kompanisë që po kryejnë punimet shprehen se nuk është pjesë e projektit ndërtimi i bumeve.