Do jetë një klasike Evropë-Amerikë e Jugut sot finalja e kupës së konfederatave.

Në Shën Petersburg për fitimin e botërorit të vogël do jenë përballë Gjermania dhe Kili. Kampionët e botës në fuqi si edhe ata të Amerikës së Jugut do paraqesin një finale emociounese përballë njëra tjetrës. Kjo sfidë do jetë një ripërsëritje e përballjes së fazës në grupe ku dy ekipet ndanë një barazim 1-1.

Kili për të arritur finalen mundi me 11-metërsha në gjysmëfinale Portugalinë e Kristiano Ronaldos ndërsa “panzerat” nga ana tyre dominuan me rezultatin 4-1 Meksikën dhe kapën finalen. Aktualisht dy golashënuesit më të mirë të turneut janë gjermanët Goretzka dhe Verner , të dy me nga 3 gola të shënuar.

Duhet theksuar fakti që Gjermania në këtë turne është paraqitur më një ekip shumë të ri ,mosha mesatare e të cilit shkon rreth 24 vjeç ndërsa Kili nga ana e saj ka marrë në ekip më të mirët e mundshëm duke shfaqur hapur ambiciet për fitimin e kësaj kupe.

Në krahun e latinëve bëjnë pjesë lojtarë si Sançez apo Vidal që janë gati të hapin probleme në çdo çast. Ndeshja pritet të dhurojë spektakël e lojë të fortë duke parë klasin që zotërojnë gjermanët dhe lojën e fortë që aplikojnë kilanët. Cilido të jetë fitues ky do jetë trofeu i parë i konfederatave për secilën kombëtare.

Artikulli paraprakDITË PLAZHI NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA , NESËR NË FUSHË ?!