Finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon do luhet në Air Albania me datë 14 maj në orën 19:00.

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka mposhtur në ndeshjen e parë 2-0 Tiranën, ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.

Artikulli paraprakVRAU BABANË DHE VËLLANË E ISH-GRUAS, GJYKATA E LEZHËS E DËNON ME BURG PËRJETË BESNIK PJETRIN
Artikulli tjetërVRAU GRUAN ME ARMË NË PEJË, BASHKËSHORTI PRANON KRIMIN NË POLICI, ISHTE DËNUAR MË PARË PËR DHUNË NË FAMILJE