Gjykata e Lezhës denoi me burgim të përjetshem Besnik Pjetrin, i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjeherrin dhe ish-kunatin, Pjerin dhe Gentian Përjaku.50-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja me paramendim në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armbajtja pa leje”, ndërsa këtë masë dënimi kishte kërkuar dhe prokuroria e Lezhës.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në themel, Besnik Pjetri ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë, por duke deklaruar se kishte patur qëllim vetem vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Përjaku, ndërsa djalin e kishte vrarë aksidentalisht, pasi kishte hyre për të mbrojtur të atin.

Këtë veprim ekstrem 50-vjeçari Pjetri e ka argumentuar me konfliktet që kishte patur me familjaret e ish gruas, që sipas tij i kishin borxhe dhe nuk e kishin lejuar të takonin fëmijet.Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata vendosi që ai të dënohet me burgim të përjetshem.

Krimi i dyfishte ndodhi mesnaten e 29 gushtit të vitit 2022 në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.Sapo babë e bir kishin ardhur nga Italia, ish-dhënderri ju shkoj në shtëpi dhe qëlloi me bresheri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.Pas ngjarjes Besnik Pjetri u largua me shpejtësi dhe u prangos 3 muaj më vonë në një banese të braktisur në zonen e Kaçinarit në Mirditë.

Artikulli paraprakPJESA DËRRMUESE E PENSIONISTËVE TË RINJ NUK PLOTËSOJNË KRITERET E LIGJIT PËR PËRFITIMIN E PENSIONIT TË PLOTË
Artikulli tjetërFINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË! ZBULOHET DATA, ORARI DHE STADIUMI SE KU DO LUHET