Besimtarët musliman festojnë sot festën e shenjtë të Fiter Bajramit. Në Shkodër në të gjitha xhamitë besimtarët musliman falën namazin e Fiter Bajramit. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari nga xhamia e Parrucës dha mesazhin e tij duke i bërë thirrje politikës dhe institucioneve që të heqin dorë nga korrupsioni dhe të mendojnë për qytetarët.

Në mesazhin e tij myftiu Sytari u shpreh se muslimanët duhet të dëshmojnë të mirat e fesë së islamit.

Myftiu iu drejtua besimtarëve por edhe gjithë pjesës tjetër të shoqërisë se askush nuk mund ta paragjykojë tjetrin.

Festa e shenjtë e Fiter Bajramit për besimtarët musliman vjen pas përfundimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe simbolizon solidaritetin dhe ndihmën ndaj atyre në nevojë.

Artikulli paraprakMETA TAKON KRYETARIN E KOMUNITETIT MYSLIMAN, URON BESIMTARËT PËR FITËR BAJRAMIN: FESTË QË NA FTON TË FORCOJMË NDJENJËN E SOLIDARITETIT
Artikulli tjetërFITER BAJRAMI, KREU I KMSH: ASKUSH TË MOS ABUZOJË