Raportuesi i Parlamentit Europian  Knut Flackenstain ka shprehur mbështetjen e plotë që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së.Ndërsa nuk ka lënë pa komentuar shkurtimisht as pajisjen përgjuese e futur në Shqipëri e cila është kthyer në një temë të nxehtë debatesh mes pozitës dhe opozitës.

 

“Unë jam pro hyrjes së Shqipërisë në BE , gjithashtu edhe Parlamenti Europian punon energjikisht dhe e do shumë hyrjen në BE.Në fillim Kryetari i Parlamentit ka thënë një fjali jo shumë të saktë se në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë anëtarësim në BE.Ne të gjithë e dimë se për tu anëtarësua në BE është një rrugë e gjatë dhe kjo fjali nuk është e duhura sepse jep sinjale të pasakta.Por puna e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian ju’a ka bërë juve të qartë që ne e duam Shqipërinë në BE dhe kjo u bë edhe më e qartë me liberalizimin e vizave në Kosovë që do të thotë se Ballkani Perendimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian.Megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm me hyrjen e Shqipërisë në BE, cështja është se si duan të jetojnë shqiptarët në të ardhmen me apo pa korrupsion.Le të themi se korrupsion ka gjithandje me ose pa një kriminalitet të organizuar, me zgjedhje të lira dhe transparente ku votat nuk blihen.Sipas mendimit tim tani është koha që ti nxisni politikanët tuaj që të marrin situatën në dorë. 

 

Sa i takon cështjes së azilkërkuesve Knut Flackenstein shtoi” 

Azili nuk është menduar për ata persona që kërkojnë punë por për ata të cilët largohen nga vendet e luftës.Prandaj cështja për punësim në vendet e BE është rruga e gabuar .Them se është edhe një e metë e qeverisë Gjermane sepse duhet të ekzitojë një ligj i caktuar për azilkërkuesit . Si politikan  do të nxisja politikanët në shqipëri të hapin sa më shumë vende punë me qëlklim që shqiptarët të ushqejnë familjet në vendin e tyre dhe jo të marrin rrugat nëpër europë.

I pyetur lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri  se sa ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE Flackenstain u shpreh shkurtimit duke thënë : 

Po është shumë shqetësuese.

Ndërsa Flackenstain nuk la pa komentuar edhe cështjen më të nxehtë të diskutimeve ditët e fundit,  paisjen përgjuese e futur në Shqipëri

Mbrëmë në darkë janë vënë në dijeni për këtë paisje survejimi.Thjesht kam dëgjuar mbrëmë dhe duke mos qënë një prokuror  nuk jam në gjendje të them që kjo paijse është e saktë.Nëse do të ekzistonte një paisje e tillë atëherë do të ishte një problem tepër i madh ,prandaj duhet të shihet nëse ekziston dhe të përfshirët duhet të japin përgjegjësi para ligjit.

Artikulli paraprakNXËNËSIT VIZITOJNË MUZEUN E DËSHMISË DHE KUJTESËS
Artikulli tjetërRISTANI: VOTIM ELEKTRONIK PËR TË SHMANGUR VJEDHJEN E VOTËS