Nxënës të shkollave të qytetit të Shkodrës në ditën ndërkombëtare të muzeve kanë parë nga afër vendin e dëshmisë dhe kujtesës.

Një numër i konsiderueshëm nxënësish janë njohur me të kaluarën e trishtë që përjetoi më shumë se kushdo Shkodra nga sistemi monist. Vizitat e nxënësve të shkollave janë bërë në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të arsimit dhe muzeun e dëshmisë. Një gjë të tillë e pohon specialisti i këtij muzeu Pjerin Mirdita. Vendi i dëshmisë dhe kujtesës që nga momenti i hapjes së tij dhe deri më sot ka nisur që të pasurohet gradualisht kryesisht me objekte apo dokumente nga vetë ish të burgosurit politik që janë torturuar aty. Edhe në të ardhmen synohet që muzeu i diktaturës të jetë edhe më i pasuruar duke tërhequr kryesisht turistët e huaj. Të rinjtë e shkollave të qytetit të Shkodrës përveçse kanë shijuar mjediset e vendit të dëshmisë dhe kujtesës gjatë vizitës së tyre në këtë ditë të shënuar, janë informuar edhe për historinë reale të së kaluarës moniste e cila një pjesë e saj është e rrënjosur tek ky muze.

Artikulli paraprakSHTYHET SËRISH GJYQI PËR VRASJEN E ANGJE HILËS
Artikulli tjetërFLACKENSTAIN : JAM PRO HYRJES SË SHQIPËRISË NË BE