Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare. Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Ende zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër.

Artikulli paraprakEKONOMIA VAZHDON RRITJEN, INSTAT: TË ARDHURAT 3.46% MË SHUMË, NDIKOI ADMINISTRATA
Artikulli tjetërMBI 30 PERSONA TË ASFIKSUAR PËRFUNDOJNË NË SPITAL, MES TYRE NJË ZJARRFIKËS DHE NJË FËMIJË