Fleckenstein apel BE-së: Nxisni procesin e anëtarësimit. Vendet të rrisin sundimin e ligjit

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knun Fleckenstein ka bërë një analizë të gjatë për nevojën e zgjerimit të BE-së. Në analizën e tij Fleckenstein thekson se BE duhet të nxisë strategjinë e saj për zgjerim, ku pjesë e saj të behët dhe Ballkani Perëndimor. “BE ka nevojë për strategji aktive të zgjerimit. Të nxitet procesi i anëtarësimit në Ballkanin perëndimor”, është shprehur Fleckenastain. Gjithashtu ai ju ka bërë apel vende të Ballkanit perëndimor që të vijojnë vrullin e reformave nëse duan të jenë pjesë e BE-së. Sipas tij shtete e Ballkanit duhet të vijojnë progresin ekonomiko-politik dhe ne çdo hap të tyre do të kenë ndihmën e BE-së, ku një shembull i qartë është Shqipëria. “Ballkani perëndimor të ruajë vrullin e reformave. Shqipëria shembulli që BE e përkrahu për reformën. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e BE-së”, ka pwrgunduar artikullin e tij me titull “Pse duhet zgjerimi”.

Artikulli paraprakDREJTËSIA E RE, 15 VEPRA PENALE QË S’DO TË AMNISTOHEN ‘DOSJA HAJDARI’, 21 JANARI, VRASJA E GRAVE
Artikulli tjetërI RIU SULMOHET PAS SHPINE, MASAKROHET ME HEKUR NË MES TË RRUGËS