I riu sulmohet pas shpine, masakrohet me hekur në mes të rrugës

Një i ri është sulmuar pas shpine, duke u qëlluar me grushte e me hekur. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, ndërsa burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit. Sipas policisë, në rrugën “Mikel Maruli”, dy persona të paidentifikuar kanë sulmuar pas shpine dhe më pas goditur me grushte e sende të forta të riun me inicialet A. A, 29 vjeç banues në Tiranë. Ky i fundit ka shkuar në spital dhe pas mjekimit është larguar për në banesën e tij, pa probleme për jetën. Policia thotë se ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakFLECKENSTEIN APEL BE-SË: NXISNI PROCESIN E ANËTARËSIMIT. VENDET TË RRISIN SUNDIMIN E LIGJIT
Artikulli tjetërTEMPERATURAT E ULËTA, USHTRIA 5 OPERACIONE ME HELIKOPTER