Policia e Shtetit ka hartuar dhe vendosur në zbatim një plan masash për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike duke vendosur në patrullim 272 forca policore në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil.

FNSH, DELTA dhe policia kufitare prej disa ditësh po kryejnë patrullime në vijën bregdetare për të identifikuar dhe vendosur në pranga, jo vetëm kultivuesit e kanabisit, por edhe ata që do të tentojnë që ta transportojnë në brigjet italiane. Angazhimi i FNSH në vijnë bregdetare ndodh për herë në Shqipëri. Në planin e masave janë të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, pasi në monitorim të rreptë është edhe kufiri jeshil me Greqinë dhe vendet e tjera për të parandaluar trafikut e drogës. Angazhimi i të gjitha forcave nga policia e shtetit vjen pas debatit të fortë dhe akuzave nga opozita për rritjen dhe trafikimit të drogës. Njoftimi i policisë Plan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. FNSH, DELTA dhe POLICIA KUFITARE patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh. Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil. FNSH e paisur me dylbi nate, kamera teknike. Në planin e masave të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe . Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike. Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale. Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe godet magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakNEONAZISTI RADIKAL PLAGOS RENDE KATER OFICERE POLICIE
Artikulli tjetërPERUROHET PARKU NENE TEREZA NE MALIN E SKENDERBEUT,MBILLEN 3000 PISHA