Gjermani, neonazisti radikal plagos rëndë 4 oficerë policie

Nuk është hera e parë që ndodh, por kësaj here pasojat janë dramatike. Të paktën 4 policë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një radikal neonazist u ka qëlluar me armë zjarri ndërsa tentonin t’i kontrollonin shtëpinë në Gjermani. Sipas agjentëve dyshohet se 49 vjeçari posedonte armë të paligjshme. Ministri i brendshëm i Bavarisë u nis menjëherë në vendngjarje. 49 vjeçari është pjesëtar i komunitetit Reichsburger të cilët nuk njohin autoritetet e vendit. Reichsburger është një lëvizje e ekstremit të djathtë e cila kërkon të rikthehen kufijtë e paraluftës të “Perandorisë së tretë”, e kufijtë e vitit 1937. Ata akuzohen për komplote dhe për dhunë ekstreme. E shpesh herë manifestimet e tyre nuk lejohen nga policia.

Artikulli paraprakURA VIDHET PER SKRAP,RREZIKON IZOLIMIN E BANOREVE
Artikulli tjetërFNSH KONTROLLE PER HASHASH NE VIJEN BREGDETARE