Do të ketë një plan të ri për Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada pas 3 viteve e gjysmë. Këtë e bën të ditur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sipas të cilit, mbeten për t’u caktuar ende shumë detaje të këtij kompeticioni.

Ndryshimi më i madh sigurisht që është organizimi i këtij kompeticioni me 48 ekipe nga 32 që janë aktualisht por për FIFA-n, kjo është e pamjaftueshme. Infanntino bëri më pas një përmbledhje të suksesit në këtë botëror duke theksuar se sfidat deri në fund do të ndiqen nga 3.27 milionë spektatorë, pothuajse sa Kupa e Botës 2018.

“Ndeshjet nuk janë shoqëruar me incidente dhe gjithë turneu është shoqëruar nga një atmosferë festive. Me kualifikimin e Marokut deri në finale konfirmuam edhe një herë që futbolli është një markë globale”, theksoi Infanntino.

Artikulli paraprakALTIN DUMANI NË KRYE TË SPAK/ BIRN: U ZGJODH NËN MONITORIMIN NGA AFËR TË NDËRKOMBËTARËVE
Artikulli tjetërZGJEROHET SIPËRFAQJA NËN UJË NË SHKODËR, NË OBOT KALOHET VETËM ME MJETET E USHTRISË E VARKA