Zgjerohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Shtabi i emergjencave raporton sr janë 3020 ha tokë nën ujë, 250 ha më shumë se u shënua pasditen e djeshme.

Kuota Drin mbetet ne nivelin 6.95 m ndërsa kuota e liqenit është 10 centimetra mbi nivelin maksimal.

Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total janë 155 nga te cilat 2 me presence uji brenda ne banese ne fshatin Obot.Njësia administrative Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1350 Ha.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.

Në dispozicion janë vendosur 4 mjete te kalueshmerise se larte , 2 varke e 15 efektiv te FAUjsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji ne oborreNë Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme. Në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartesinë 1.6 m, sip tokë e perbytur 800 Ha, 20 banese me prezence uji.

Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FANë Bërdicë janë 450 Ha tokë nën ujëNë Rrethina e Livade te përmbytura janë 20 Ha e 5 banesa të rrethuara me ujë. Në Velipoje 400Ha nën ujë dhe nuk ka energji.

Artikulli paraprakFORMATI I KUPËS SË BOTËS 2026 DO TË RISHIKOHET NGA FIFA
Artikulli tjetërVRAU BABANË DHE VËLLANË E ISH-GRUAS, GJYKATA E LEZHËS LË NË BURG 49-VJEÇARIN! BESNIK PJETRI ‘KYÇ’ GOJËN PARA GJYKATËS