Policia ka shoqëruar 32 vjecaren A.Nexha, e ëma e foshnjës që u gjet e braktisur në një kosh plehrash në Lushnje.

A. Nexha ka edhe 3 fëmijë të tjerë dhe braktisja e foshnjës mendohet se është bërë për shkak të kushteve ekonomike.

Foshnja e pajetë u gjet në koshin e mbeturinave dhe ishte e seksit femër.
Foshnja kishte lindur dy ditë më parë dhe më pas u braktis nga e ëma.

Njoftimi i policisë
Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë.

U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarje

Artikulli paraprakRRUFEJA GODET SHTYLLËN NË OBORRIN E SHKOLLËS, PLAGOSEN 4 NXËNËS
Artikulli tjetërSHERR’ ME POLICINË, ARRESTOHET 29-VJEÇARI