I qeshur dhe krah për krah me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kështu është shfaqur sot pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama, i cili ka nisur hapat konkretë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ish-aleatit të tij, që u vendos në këtë detyrë po nga maxhoranca.

Me atlete, këmishë të bardhë zbërthyer dhe të rënë e xhaketë lino e pantallona sportive kreu i qeverisë ka dalë shkujdesur nga selia e Partisë Socialiste. Bashkë me Veliajn ai ka përshkruar disa metra në këmbë deri në makinën që e priste. Pas tij kanë dalë edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë, ministri Pandeli Majko e deputetet.

Artikulli paraprakÇËSHTJA E KOSOVËS, PALMER SOT VIZITË NË BEOGRAD
Artikulli tjetërBRAÇE: PUSHTET PA ZGJEDHJE NUK KA MË! KA VDEKUR QYSH NË 2017-TËN