Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme foton historike te dy ish presidenteve te Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi ku është nënshkruar Marrëveshja e Rambujes.

Në Konferencën e Rambujese u bënë bashkë e gjithë udhëheqja e Kosovës dhe ajo e UÇK e përfaqësuar nga Thaçi për të firmosur paqen me Serbinë, një marrëveshje e propozuar nga NATO, por që u refuzua nga Republika Federale e Jugosllavisë, duke shënuar dhe nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Nisma ‘liria ka emer’ ka nisur që prej ditës kur 4 ish drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë të akuzuar për krime lufte.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Artikulli paraprakVRANËSIRA E KTHJELLIME GJATË DITËS SË SOTME, TEMPERATURAT RRITEN NË MESDITË
Artikulli tjetërGRUAJA GJERMANE U LË 7.5 MILION DOLLARË FQINJËVE TË SAJ