Presidenti francez Emanuel Macron përshkroi një sërë masash të marra për të ndaluar dhunën dhe trazirat në Francë, të cilat nisën që nga vrasja e një 17-vjeçari nga një efektiv policie.

Në deklaratën e tij, Presidenti Macron bëri të dituar masat e reja që qeveria ka marrë për të shuar sa më shpejt trazirat në vend. Macron tha se më shumë policë do të vendosen në rrugë dheu bëri thirrje prindëve që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi larg trazirave duke theksuar se pjesëmarrës në trazira ishin shumë të rinj.

Gjitahshtu Macron njoftoi kufizime për mediat sociale, të cilat sipas tij luajtën një rol kyç në ndezjen e dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës.

Artikulli paraprakVITI AKADEMIK NIS MË 2 TETOR,MINISTRJA E ARSIMIT: MATURANTËT S’DO KENË MË …
Artikulli tjetër‘SHQIPËRIA NË BOOM TURISTIK’, RAMA PUBLIKON SHKRIMIN DEDIKUAR BUKURIVE TË SHQIPËRISË