Banorët e fshatit Bardhaj, pjesë e njësisë administrative Rrethina në mungesë të energjisë në banesa, prej 21 vitesh kanë instaluar personalisht transformatorin e tyre të energjisë elektrike.

Për shkak se transformatori nuk është i ndërtuar në parametrat e duhur, mbi 15 familje që jetojnë në këtë zonë mbesin pa energji elektrike sa herë bie shi.

Banorët shprehen se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është në dijeni të këtij problemi, por deri më tani askush nuk ka marrë masat e nevojshme.

Nga ana tjetër, banorët thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet që duhen bërë për mirëmbajtjen e transformatorit dhe se kjo nuk është më një përgjegjësi që u takon atyre.

Ky nuk është problemi i vetëm i banorëve në fshatin Bardhaj. Prej shumë vitesh, këta banorë vuajnë nga probleme të shumta sociale dhe ekonomike.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 20.01.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, KISHA: INDIFERENTIZMI ËSHTË SHKATËRRIM