Prej 25 vitesh rreth 800 familje në fshatin Grude vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Situata më problematike është në zonën e Vinotekës ku uji nuk vjen për asnjë minut, ndërsa në zona të tjera të fshatit, herë pas herë uji vjen në orare të ndryshme.Me fat janë ata banorë të cilët kanë automjete dhe bëjnë të mundur trasnportimin e ujit në një zonë në tjetrën.Banorët thonë se ujin shkojnë për ta mbushur deri në Prekal. Vetëm në kohë fushatash vijnë e bëjnë premtime, por kanë qënë vetëm genjeshtra  shprehen banorët. Tubacionet e ujit të pijshëm sipas banorëve janë jashtë cdo lloj funksionimi.Nga ana tjetër njëzëri ata  kërcënojnë se në rast se ky problem nuk gjen zgjidhje do të nisin protesta, deri në bllokimi e rrugës nacionale Shkodër -Hani i Hotit deri në përshkallëzim të tyre.

Artikulli paraprakRIMBURSOHEN FISHAT DHE LENTET PËR DIABETIKËT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA “BEKON” KOMBËTAREN KUQEZI